Romë, 29 nëntor, NOA – Italia është përfshirë sot nga veriu në jug në një lumë protestash studentore kundër qeverisë dhe shkurtimeve të planifikuara si pjesë e reformës në arsim të ministres, Mariastella Gelmini.
Për të parën herë në histori, është pushtuar nga lëvizja studentore edhe qyteti i Pizës, ku merrnin pjesë studentë të tre universiteteve, atij Normal, universitetit Sant’Anna dhe atij shtetëror.
Ndërsa në Romë studentët të veshur si baronë kanë zaptuar Montecitorion.
Të tjerë studentë kanë hedhur përtokë një mur kartoni në Porta Pia.
Kurse në Firenze studentët kanë bllokuar binarët e stacionit të trenit Rifredi.
Protestat erdhën pasi pak ditë më parë studentët protestuan para senatit italian, ku u arrestuan dy manifestues dhe 27 të tjerë u denoncuan në polici për prishje të qetësisë publike.
mit/NOA