English

Rusia reagon për dokumentet sekrete: Diplomacia nuk bëhet në media

Moskë, 29 nëntor, NOA – Lajmi për publikimin e një sërë materialesh që kanë të bëjë me diplomacinë ndërkombëtare është pritur me shqetësim dhe në Moskë. Autoritete e Ministrisë së Jashtme ruse nuk kanë reaguar zyrtarisht, por mediat afër qeverisë kanë dhënë sinjalet e para.

Burime nga Ministria e Jashtme Ruse kanë thënë për për agjencinë informative ITAR-TASS se presin me keqardhje publikimet në sajtin “Wikileaks”.

Ata kanë theksuar se materialet sekret të korrespondencës së diplomatëve të lartë amerikanë nuk duhet të dalin në publik.

“Diplomacia është mirëbesim, pikërisht prandaj nganjëherë mund të fliten gjëra të tilla, të cilat nuk mund të fliten në praninë e shtypit”, theksojnë në njoftim burimet e ministrisë së Jashtme Ruse.

a.k/NOA

KOMENTE