English

SHBA njofton autoritetet e Shkupit për dokumentet e “Wikileaks”

Shkup, 29 nëntor, NOA - Ambasada amerikane në Shkup ka njoftuar Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë lidhur me informacionet që janë publikuar nga faqja e internetit “Wikileaks”.

Burime pranë MPJ-së thanë për median maqedonase se autoritetet e Maqedonisë janë njoftuar lidhur me skandalet e shkaktuara nga ana e platformës së internetit “Wikileaks”.

Nga 250 mijë dokumente të publikuara, 522 dokumente janë korrespodenca, analiza dhe raporte diplomatike të ambasadës amerikane në Shkup që i janë dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me zhvillimet në Maqedoni.

Çështja e problemit të emrit me Greqinë është njëra nga temat e zbuluara në një dokument të publikuar në gazetën britanike “The Guardian”.

Ambasadat amerikane por edhe zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit kanë njoftuar vendet aleate lidhur me dokumentet që mund të publikohen nga “Wikileaks”.

NOA/INA

KOMENTE