Romë, 30 Tetor, NOA- Stresi, shkaku i shumë sëmundjeve, është në të njëjtën kohë një sëmundje e vërtetë. Shpesh është vendi i punës që e provokon atë, apo mungesa e tij si në rastin e atyre që jetojnë çdo ditë në një gjendje të pasigurt.
Së fundi, më 31 dhjetor 2010 në Itali do të hyjë në fuqi një ligj i ri që mbron shëndetin e punonjësve nga stresi. Në bazë të ligjit punëdhënësit duhet të kujdesen për nivelet e stresit të punonjësve të tyre. Ligji në fjalë mbulon të gjitha profesionet, pavarësisht nga gjinia, mashkull ose femër. Sipas rregullave të reja, punëdhënësit në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore lokale duhet të monitorojnë gjendjen e stresit dhe shëndetit të punësuarve, për të parandaluar situatat stresante duke ndryshuar disa parametra ekzistuese në kompanitë e tyre. Nëse punëdhënësi nuk i përmbush këto kërkesa, punonjësi i stresuar mund ti drejtohet menjëherë gjykatës për të marrë drejtësi.
Por, cilat janë simptomat e stresit që vine nga vendi i punës? Një ankth dhe parehati e përgjithshme psiko-fizike. Fillimisht ju mund të vuani nga një ankth i lehtë në kohën kur hyni në zyrë, i cili gradualisht kthehet në vështirësi dhe më vjen ndjenja e rëndesës edhe për detyrat më të thjeshta. Sëmundja mund të transferohet edhe jashtë, me çrregullime të gjumit, depresione, pak a shumë serioze, që mund të çojnë të braktisni punën, dhimbje koke, mërzitje, çrregullime gastrointestinale, dhe kështu me radhë.
Shkaqet kryesore janë të ndryshme: nga ndryshimi i një turni që shqetëson jetën private, oraret e punës shumë të lodhshme, marrëdhëniet shoqërore në punë, detyrat shumë të mundimshme, pasiguria që shpesh herë i detyron punonjësit të pranojnë kushtet e papërshtatshme, deri në ato të ashtuquajturat bezdi dhe parehati, ose situata që e izolojnë duke e detyruar atë ti nënshtrohet keqtrajtimit psikologjik.
Ligj i ri, që do të hyjë në fuqi në fund të dhjetorit në shtetin fqinj, na kujton se stresi nuk është i mirë për shëndetin dhe ne duhet të mundësojmë një ndryshim të kësaj gjendje: ndaj duhet të punojmë për të jetuar dhe jo anasjelltas!.