English

Wikileaks, 668 dokumente sekrete për Kosovën

Prishtinë, 29 Nëntor, NOA – Rreth 668 dokumenta sekrete, nga 250 mijë të tilla që ka qenë totali i atyre të parashikuara të publikohen nga faqja e internetit Vikileaks, i përkasin Kosovës.

Një fakt të tillë e citojnë mediat kosovare, sips të cilave, në këto dokumenta paraqiten analiza të ndryshme të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth ngjarjeve politike në Kosovë, të shkruara nga ambasadorët apo diplomatët amerikanë të akredituar në Kosovë gjatë viteve 2000-2009.

Ato citojnë konkretisht se nga 668 dokumentet e botuara për Kosovën, 2 janë sekrete (pa të drejtë për shtetasit e huaj), 3 janë konfidenciale (pa të drejtë për shtetasit e huaj), 325 konfidenciale të përgjithshme, 191 të paklasifikuara vetëm për përdorim zyrtar dhe 136 të paklasifikuara apo të përgjithshme.

n.e/NOA

KOMENTE