English

Zgjedhjet në Moldavi, pro-evropianët parakalojnë komunistët e opozitës

Kishinau, 29 nëntor, NOA – Moldavia në vitet e ardhshme pritet që të drejtohet nga forcat politike, të cilat paraqiten pro afrimit me Perëndimin dhe largimit nga Rusia.

Kjo ka qenë pak a shumë vija politike që kanë përcaktuar zgjedhjet e fundit të mbajtura në këtë vend që qnëdron edhe gjeografikisht si një pikë kyçe mes Lindjes dhe Perëndimit.

Kështu, rezultatet e pjesshme të zgjedhjeve në Moldavi treguan se Aleanca pro- evropiane, udhëheq me rezultate para komunistëve të opozitës.

Deri tani, raportet e tyre janë 50 përqind me 41 përqind, megjithatë pritet që kjo përqindje të ndryshojë sërish.

n.e/NOA

KOMENTE