Zvicër, 29 nëntor NOA - Në Zvicër, iniciativa e popullarizuar në dëbimin e të huajve që kryejnë krime është miratuar me 52,9% të votave. Lajmi është njoftuar nga agjencia zvicerane e shtypit ATS. Teksti i votimit, i sponsorizuar nga partia konservatore e krahut të djathtë UDC / SVP, ka një shumicë të mbështetjes në zonat rurale të Zvicrës gjermanisht-folëse, ndërsa në kantonet e Zvicrës perëndimore nuk ka triumfuar. Nisma ka si synim të largojë të huajt që kanë kryer vrasje, grabitje, trafikime të qenieve njerëzore, përdhunime, krime të tjera të dhunshme, ose që kanë përfituar padrejtësisht nga përfitime të ndihmës sociale ose sigurimit sociale.
r.b/NOA