English

Buxheti përfundon shqyrtimin në komisionet parlamentare

Tiranë, 30 Nëntor, NOA – Komisionet parlamentare për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Sigurinë Kombëtare, për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin përfunduan sot shqyrtimin nen për nen dhe në tërësi të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2011”.

Pas përfundimit të seancave dëgjimore me institucionet përkatëse në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2011, si dhe pas shqyrtimit të kërkesave të tyre në lidhje me çështje specifike, komisionet e lartpërmendura diskutuan dhe votuan nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë.

Me përpilimin e raporteve përkatëse të secilit komision projektligji kalon në fazën përfundimtare të shqyrtimit përpara kalimit në seancë plenare. Do të jetë Komisioni për Ekonominë dhe Financat, në cilësinë e komisionit përgjegjës, që do të hartojë raportin përfundimtar të projektligjit, i cili pritet të votohet në seancën e ardhshme plenare. n.e/NOA

KOMENTE