Londër, 30 nëntor NOA - Aventura e Carlo Ancelottit në pankinën e Çelsit mund të jetë në përfundim të saj. Trajneri italian, sipas asaj çka bëjnë të ditur mediat britanike, në fakt tashmë po rrezikohet shumë nga “hija” e Pep Guardiolës. Tekniku i Barcelonës, i cili duhet thënë se ka qenë dhe dëshira kryesore e presidentit të Interit Massimo Moratti, mund të largohet nga Barça pikërisht në fund të këtij sezoni. Hipoteza e një lamtumire nga Barça, mund ta kalonte atë pikërisht në radhët e skuadrës së Roman Abramoviç.
r.b/NOA