Durrës, 30 nëntor, NOA – Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona të dyshuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Dy të arrestuarit janë 26 vjeçari Edion Lulollari dhe 32 vjeçari Taulant Aliu, që të dy banues në qytetin e Durrësit.
Më date 28.11.2010, ora 14.10, u be arrestimi ne flagrance i shtetasve:
Policia e Durrësit bën me dije se arrestimi i tyre u realizua ngase gjatë kontrollit të patrullës së policisë ata janë kapur rreth ores 01.35, me drogë të fshehur në makinë.
Kapja në flagrancë ndodhi në lagjen 13 në Durrës në afërsi të karburantit “Daku Oil”, dhe gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Ford Mondeo me targa DR5352C me të cilin udhëtonin dy të arrestuarit, në pjesën e sediljes së pasme iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 2.05 gramësh lëndë narkotike e dyshuar si Canabis Sativa e futur në një qese farmaceutike.
Me materialet në ngarkim të dy të arrestuarve për veprën penale të prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim tashmë po merret Prokuroria e Durrësit.
mit/NOA