Londër, 30 nëntor, NOA – Përvjetori i 98-të i Pavarësisë apo siç quhet festa e Flamurit është festuar edhe në Mbretërinë e Bashkuar nga forumi i 16 shoqatave shqiptare në bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare dhe atë të Kosovës.
Gjatë festës së organizuar në Hammersmith Toën Hall morën pjesë qindra bashkatdhetarë shqiptarë.
Në këtë aktivitet festiv, ku ishte i pranishëm Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Zef Mazi dhe ai i Kosovës, Muhamet Hamiti ishin ftuar të merrnin pjesë edhe përfaqësues të lartë të pushtetit lokal, deputetë britanikë, personalitete nga media britanike si dhe përfaqësues shqiptarë nga fusha të tjera të artit dhe sportit.
Ambasadori Mazi përshëndeti të pranishmit duke i transmetuar mesazhin e Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha drejtuar shqiptarëve me rastin e Festës së Flamurit, të cilën kryeministri e cilësoi si ditën e përjetësisë së kombit.
mit/NOA