SHBA, 30 nëntor, NOA - Portali i internetit “Wikileaks” ka publikuar dokumente të tjera lidhur me sekretet për kontestin e emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë.
Në dokumentin e publikuar të datës 16 janar të vitit 2008 përshkruhet një takim në Paris midis zyrtarit të lartë amerikan për siguri, Xhozef Vud dhe Felipe Erera, këshilltarit të ministrit të jashtëm francez Bernard Kushner dhe një këshilltari të presidentit Nikolas Sarkozy.
Në këtë takim dy muaj para Samitit të NATO-s në Bukuresht ku po diskutohej për dhënien e ftesave për vendet e Kartës së Adriatikut, Erera ka shprehur pozicionet franceze dhe paralajmëroi administratën amerikane se Franca nuk ka qëllim të bëjë presione ndaj Greqisë për të bërë lëshime nga pozicionet e forta për emrin.
Këshilltari i ministrit Kushner porositi SHBA-në të mos bëjnë gabimin e Qeverisë maqedonase dhe seriozisht të kuptojnë Greqinë.
Ndërsa nga ana tjetër, përgjigja e këshilltarit të lartë të administratës së presidentit Bush ka qenë: “ Erero tha se Qeveria e Maqedonisë po nënvlerëson seriozitetin e çështjes së emrit me Greqinë dhe se SHBA nuk duhet të bëjnë gabimin e njëjtë. Franca nuk do të bëjë presione ndaj Greqisë lidhur me këtë çështje. Nëse Athina bën lëshime në kontestin e emrit, mundet që të bie qeveria në Athinë, ndërsa kjo do të sillte një qeveri të re, e cila do të ishte përgjegjëse për siç është e pritshme qëndrimin negativ drejt procesit të zgjerimit të NATO-s”.
Faqja e internetit “Wikileaks” deri tani ka në dispozicion mbi 780 dokumente për korrespodencat e diplomatëve amerikan për Maqedoninë, prej të cilave mbi 150 kanë të bëjnë me kontestin e emrit me Greqinë.
NOA/INA