Lezhë, 30 nëntor, NOA – Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Lezhës për grabitjen me dhunë të tre karburanteve në autostradën Tiranë-Lezhë. Klodian Kola, 20 vjeç, banues në lagjen Nr. 4 të dhe Edvin Cena 22 vjeç banues në fshatin Bilaj të komunë Bupq të rrethit Krujë, kanë grabitur tre karburante duke u paraqitur si punonjës të policisë.
Korrespodenti i Agjencisë NOA në Laç raporton se 22 vjeçari Edvin Cena paraqitej si kryeinspektor i policisë. Atij ju sekuestrua një dokument i policisë dhe disa foto ku kishte dalë me uniformën e policisë.
Me anë të tyre ai bënte presione për të vjedhur benzinën.
Çena së bashku me Kolën përdornin një makinë “BMË” me targa TR 26 16 H dhe kanë arritu të marrin nga pikat e karburantit rreth 400 litra benzinë me një vlerë prej 640000 lekësh.
Grabitja e parë e dy të rinjve është bërë më datën 18.08.2010, ku kanë marrë me dhunë benzinë në karburantin “Euro - Mat”, në pronësi të shtetasit A.M.
Katër herë rresht kanë vjedhur karburantin “Nokia – Petrol” në pronësi të shtetasit D.N, saktësisht në datat 10.09.2010, 25.09.2010, 04.10.2010 dhe 14.10.2010.
Ndërsa vjedhja e fundit është bërë karburant “Paluca – Petrol” në pronësi të shtetasit GJ.P.
Kanë qenë punonjësit dhe pronarët e karburanteve që kanë denoncuar “policët” e rremë dhe kanë kërkuar arrestimin e tyre. Pas verifikimit nga Policia është bërë dhe arrestimi i tyre.
a.k/NOA