English

Grabitën hidrosanitaret, arrestohen katër të rinj

Durrës, 30 nëntor, NOA – Katër persona, mes të cilëve tre adoleshentë janë arrestuar në flagrancë për vjedhje nga Policia e Durrësit. Ndalimi i adoleshentëve është bërë për vjedhje nga polica e qytetit bregdetare, tre ditë më parë.

Ata janë; Shpresim Ferhati, 18 vjeç, I.S., 15 vjeç, , A.Gj., 16 vjeç, S.M., 16 vjeç, të gjithë banues në Durrës.Ndalimi i tyre është bërë në vendin e quajtur “Tunelet e Ushtrisë” tek Shkëmbi i Kavajës.

Patrulla e policisë u ka gjetur me vete katër të rinjve një sasi pajisjesh hidrosanitare dhe tel bakri. Në bazë të denoncimeve dyshohet që këto pajisje katër të rinjtë t’i kenë vjedhur në një pallat në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Pas ndalimit është bërë dhe denoncimi për këta të rinj dhe materialet i kaun kaluar prokurorisë.

a.k/NOA

KOMENTE