English

Korea e Veriut drejt prodhimit të armëve bërthamore

Kore e Veirut, 30 nëntor, NOA - Korea Veriore vazhdon punën në programin e saj të diskutueshëm bërthamor. Në një central të ri për pasurimin e uraniumit në punë ndodhen disa mijëra centrifuga për të prodhuar metarial për një reaktor bërthamor i cili ndodhet në ndërtim e sipër, njoftuan mediet shtetërore të Koresë.

Por këto impiante shërbejnë vetëm për prodhimin e energjisë elektrike, Shtetet e bashkuara të Amerikës dhe shtete të tjera dyshojnë, se Korea e Veriut po përdor uraniumin e pasuruar për prodhimin e armëve bërthamore.

Provën e parë me armë bërthamore vendi komunist e ka kryer në vitin 2009. Që atëherë janë ndërprerë bisedimet gjashtëpalëshe me Korenë e Jugut, Kinën, Japoninë, SHBA-të dhe Rusinë.

NOA

KOMENTE