English

Monitorimi i përdorimit të buxheteve, nis projekti për njësitë vendore

Tiranë, 30 nëntor, NOA – Një projekt i shoqërisë civile synon që të bëj transparencën në mënyrën e përdorimit të parave të buxhetit nga njësitë vendore. “Organizata për Zhvillim dhe Emancipim” (OZHE) me mbështetjen e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile “AMSHC”, ka nisur implementimin e projektit për “Konsolidimi i një kulture qytetare për kontrollin, transparencën dhe llogaridhënien e pushtetit vendor në përballje me komunitetin”.

Drejtuesja e projektit Eglantina Alliaj u shpreh përpara mediave të pranishme, se “ky projekt ka për qëllim krijimin e kulturës dhe traditës qytetare për kontrollin dhe transparencën kundër korrupsionit dhe abuzimeve. Nxitjen dhe përfshirja e qytetarëve, në kontrollin e punës së administratës lokale gjatë vitit që po kalon dhe forcimin e ndikimit të rolit të qytetarëve në aprovimi i buxhetit lokal te vitit 2011 në përputhje me interesat e komunitetit”.

Ky projekt, sipas drejtuesve të OZHE do të zbatohet për një periudhe disa mujore në Bashkitë Librazhd, Bashkinë Kuçovë, Komunën Gose dhe në Komunën Krutje.

Gjatë zbatimit të këtij projekti janë parashikuar shumë aktivitete të cilat i shërbejnë sensibilizimit të qytetarëve dhe të administratës Lokale, në lidhje me pjesëmarrjen e tyre për realizimin e buxhetit të vitit të ardhshëm, i cili duhet të jetë se më pranë interesit të publikut dhe të komunitetit në përgjithësi.

Gjithashtu drejtuesit e OZHE-së shpjeguan se synimi i këtij projekti është që të mundësojnë ngritjen e strukturave të përhershme të Shoqërisë Civile lokale për vendosjen e një tradite për transparencën, përsa i përket buxhetimit të fondeve publike në Bashkitë dhe Komunat ku po zbatohet ky projekt.

a.k/NOA

KOMENTE