Tiranë, 30 nëntor, NOA – Një trup i pajetë është gjetur në mesditë poshte ures se Lanes pranë rrugës së Elbasanit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, por sipas të dhënave të para ende nuk është identifikuar emri i viktimës.
Sipas policisë ai mendohet të jetë mbi të 60-at.
Policia nuk ka vërejtur shenja dhune në trupin e personit të gjetur andaj mendohet se shkaku i vdekjes së tij të jetë një atak kardiak.
Mendohet se personi i gjetur i pajetë është nga zona e Krrabës, duke qenë se është vendi më i afërt pranë zonës ku është gjetur trupi i tij.
Policia po heton ngjarjen dhe për të zbardhur shkaqet e vdekjes së të moshuarit. Vijon....
mit/NOA