English

Parashikimi i motit për ditën e sotme nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 30 Nëntor 2010 NOA - Mengjesi i dites se sotme, e fundit per muajin Nentor 2010, ka nisur të dominohet nga vranesira dhe shira ne te gjithe vendin.

Gjate orëve te mesditës pritet të kemi shtim te intensitetit te shirave ne veri dhe qender te vendit NDERSA jugu do te kete shira ne sasi me te pakta.

Më poshtë ndiqni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe Evropën, ofruar nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Pjesa e dyte e dites do te vijoje me shira te konsiderueshem ne veri dhe veriperendim te vendit, por edhe qendra e territorit do te dominohet nga vranesira dhe shira me intensitete me te ulta ndersa jugu do te kete shira te dobet e lokale.

Ne kushtet e destabilitetit atmosferik do te mbetemi gjate nates dhe deri mengjesin pasardhes.

Temperaturat e ajrit do te pesojne 3 - 4 grade renie ne vlerat e mengjesit ndersa mesdita do te sjelle 2 grade renie te temperaturave ne vend.

Era do të fryjë mesatare ne toke dhe e forte ne det me shpejtesi 70 km/h dhe drejtim jugperendimor kjo do te beje qe dallgezimi ne det te jete 6 balle.

Europa

Moti – E marte, 30 nentor 2010

Europa Juglindore dhe Rajoni i Mesdheut do përfshihet nga nje sistem vranësirash dhe shirash me intesitet te larte KU problematike situata do te jete serish ne Ballkanin perëndimor pasi rreshjet do te jene me intensitete te larta dhe te shoqeruara me shkarkesa rrufesh.

Po ashtu ne kushte te paqëndrueshme atmosferike do te jene ishujt Britanike, Franca, Spanja dhe Portugalia Ku reshjet e shiut dhe stuhi te forta ere do te jene problematike per keto vende.

Ne Portugali e Spanje problem do te jete edhe dallgezimi i larte ne det.

Zona e Alpeve do te kete stuhi ere dhe reshje te dendura debore.

Ndërsa pjesa tjeter e kontinentit Europian do te dominohet nga kthjellime dhe vranesira te here pas hereshme.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Rajoni i Medheut do te mbetet me shira intensive, shkarkesa rrufesh;

Spanja dhe Portugalia rrezikohen nga stuhi ere dhe dallgëzim ne det;

Ishujt Britanik do te rrezikohen per ere te forte dhe rrebesh shiu;

Zona a Alpeve alarmon per ere te forte dhe debore te dendur.

e.r/NOA

KOMENTE