English

Pasqyra e Shtypit, 30 Nëntor 2010

Tiranë, 30 Nëntor, NOA - Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme publikimet e faqes së internetit Wikileaks për sekretet e diplomacisë shqiptare. Shumica e të përditshmeve shqiptare citojnë pjesë nga materialet që kanë dalë nga kjo faqe, ku përmendet Shqipëria dhe zhvillime të viteve të fundit, si NATO dhe Gërdeci.

Argument tjetër kryesor është dhe ceremonia e djeshme e zhvilluar nga partitë e majta me rastin e Festës së Çlirimit. Një tjetër argument është dhe kërkesa e këshilltarëve të PD-së në Bashkinë e Tiranës për shkarkimin e kreut të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës së sotme publikimet e faqes së internetit “Wikileaks”; “Berisha” 24 herë në WikiLekas”, i cili flet për materialet sekrete të publikuara dje në SHBA.

“Rritja e pagave, hilja me pagën e 13-të”, është një tjetër artikull i kësaj gazete që flet për pagat dhe shpalimet e qeverisë për buxhetorët.

Vijojnë disa nga tituj e tjerë të kësaj gazete; “Tjetër vrasje në Tiranë, ekzekutohet 25 vjeçari”, “I vjedhin portofolin, mban peng 15 minuta autobusin”, “MASH: Tregimi për Jehonën e Vogël do të hiqet nga Gjuha Shqipe”.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Nis publikimi, zbulohen dosjet e para sekrete për Shqipërinë”, i cili flet për dokumentet sekrete mbi veprimtarinë e diplomacisë amerikane, në të cilat përmendet dhe Shqipëria.

“Zbardhet vendimi i Gjykatës për divorcin, Aida Shtino: Burri me dhunon psikologjikisht”, i cili flet për vendimin ndarjes së prezantueses së njohur televizive. Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Bashkia nuk na lejoi policia, PD nismë për shkarkimin e Ramës”, “Takimi pas 40 vitesh me gjermanin që shpëtova në Vlorë”.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Wikileaks nxjerr faktet për Berishën Gërdecin dhe NATON”, i cili flet për publikimet e faqes së internetit në lidhje me aktivitetin e diplomacisë së SHBA dhe raportet për Shqipërinë.

“Shqipëria, jo makaronave italiane. Kadare: Rezervat për përfitim material”, është një tjetër artikull i kësaj gazete.

Vijojnë disa nga titujt e kësaj të përditshme; “PS-LSI bashkë në 29 nëntor, Pavarësia, PD: Rama neglizhoi”, “Festa e pavarësisë, zbulohet shtëpia ku u bë platforma e qeverisë Vlora”, “Vlorë, posti i Pavarësisë zëvendësohet me vizat”.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Mocioni anti-Topalli në ditën e fundit”, është një artikull i kësaj gazete që flet për nismën e Partisë Socialiste për shkarkimin e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

“KLSH qeveria humbet miliona lek nga kumari”, është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.

Vijojnë disa tituj të tjerë: “Paratë e VEFA-s u transferuan në vitin 1997”, “Bollano takohet me përfaqësues të kompanisë spanjolle që regjistrojnë pronat në bregdet”, “Vrasja e taksistit vepër e bandës së adoleshentëve”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si titull kryesor “Këshilli Bashkiak: Të shkarkohet Rama”, i cili flet për kërkesën e këshilltarëve të Partisë Demokratike për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

“Olladshi: PS si parti e biznesi dhe ndërtimi”, është një tjetër artikull kryesor i kësaj të përditshme.

Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete; “Ekzekutohet me slienciator 24 vjeçari”, “Braktisja, PS e Lushnjës, vazhdon ikja drejt LSI”, “Taksisti u vra nga 3 adoleshentë për 2 mijë euro”, “Tek artet vjen trofta e Shuberit”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Martë, 30 Nëntor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

n.e/NOA

KOMENTE