English

PS: Meta nuk ka deklaruar vilën e tij 500 mijë euro në Gjirin e Lalzit

Tiranë, 30 nëntor, NOA – Selia rozë ka akuzuar rishtas sot numrin 2 të qeverisë, zëvendëskryeministrin Ilir Meta se ka miratuar kur ishte kryeministër, në konflikt të pastër interesi projektin e ndërtimit të një fshati turistik në zonën e Gjirit të Lalzit, ku ndodhet edhe vila e tij luksoze me një vlerë prej 500 mijë eurosh, një vilë që sipas PS-së, nuk është deklaruar pranë ILDKP-së.

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla në një konferencë për shtyp i bëri thirrje prokurorisë që të hetojë konfliktin e pastër të interesit të Ilir Metës, si dhe të hetojë nëse kjo vilë e tij është një pronë e kaluar përmes dhurimit apo favorizimit.

“Ilir Meta duhet të bëjë transparente kontratën e pronës, pasi ligji i konfliktit të interesit e parashikon qartë”, tha Balla.

Ai i ka kërkuar edhe ILDKP-së të hetojë lejen e ndërtimit të vilës së Ilir Metës në këtë fshat turistik duke vërejtur se në lejet e ndërtimit të dhëna për këtë zonë është përcaktuar një sipërfaqe prej 80-140 metra, ndërkohë që sipas deputetit socialist, vila e zëvendëskryeministrit Meta është ndërtuar mbi një trual prej disa qindrash metra katrorë.

mit/NOA

KOMENTE