Shkodër, 30 nëntor, NOA – Reshjet e dendura të shiut, po edhe shkarkimet në hidrocentralin e Vaut të Dejës për shkak të rritjes së prurjeve kanë përkeqësuar situatën e përmbytjeve në rrethin e Shkodrës.
Mësohet se situata më emergjente e përmbytjeve shfaqet në komunat e Dajçit dhe Obotit, dhe Anës së malit të cilat janë mbuluar nga uji ashtu siç ndodhi edhe në fillim të këtij viti.
Po kështu është rritur ndjeshëm niveli i ujit në lumin Buna, i cili nga reshjet dhe prurjet e shumta ka dalëe nga shtrati duke vërshuar nëpër rrugë.
Nga prurjet e mëdha janë përmbytur banesa të tëra dhe toka edhe pranë liqenit të Shkodrës, duke vënë në vështirësi edhe jetët e banorëve të zonës.
Për të ndjekur nga afër situatën ndodhet në qytetin e Shkodrës ministri i Brendshëm Lulzim Basha, i cili pas pak minutash do të mbledhë aty shtabin e emergjencës civile për të evakuuar banorët e zonës dhe shpëtuar Shkodrën nga përsëritja e përmbytjeve që zaptuan tërë veriun e vendit në muajin janar. Vijon..
mit/NOA