Prishtinë, 30 nëntor, NOA - Kryeministri Hashim Thaçi ka reaguar lidhur me deklaratat e raportueses për Kosovën të Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, e cila ka thënë një ditë më parë se nuk është e vërtetë se brenda 15 muajve kosovarët mund të lëvizim pa viza nëpër Evropë.
Ajo u shpreh se nuk ka ndonjë afat nga Brukseli për liberalizimin e vizave.Nga ana tjetër Thaçi ka deklaruar sot se komuniteti europian do të jep një datë të saktë.
“Unë kam konfirmimin se as Brukseli nuk do të vonohet në kryerjen e detyrave të veta, sepse ne po punojmë që të kryejmë obligimet tona edhe para 15 muajve”, ka thënë Thaçi.
Kreu i qeverisë së Kosovës ha se Kosova po i plotëson kriteret e parapara për këtë proces.
Lunacek, në fund të vizitës së saj në Kosovë, ka theksuar se Brukseli nuk ka caktuar datë lidhur me liberalizimin e vizave, dhe ka thënë se nëse Hashim Thaçi e di një datë të tillë, atëherë le t’ia tregojë edhe asaj.
a.k/NOA