Quito, 30 nëntor, NOA – Shteti i Ekuadorit i ka ofruar strehim Julian Assanget, themeluesit të faqes së internetit WikiLeaks-it. Lajmi është bër i ditur nga zëvendësministri i Ekuadorit, Kintto Lucas, ka deklaruar se nëse themeluesit të WikiLeaks-it i nevojitet një shtet për tu vendosur, vendi i tij do të ishte shumë i kënaqur t'ia ofronte këtë mundësi.
Assange, përballet me një arrest ndërkombëtar për dhunë seksuale ndaj dy suedezeve. Themeluesi i WikiLeaks-it i ka hedhur poshtë akuzat duke i quajtur pjesë të fushatës denigurese ndaj tij.
Australia, vendi i tij i origjinës, ka deklaruar të hënën se po shikon me kujdes nëse Assange ka thyer ndonjë ligj atje, shkruajnë mediat ndërkombëtare
a.k/NOA