Të vdekur në këtë tragjedi janë vëllezërit Luan dhe Hidajet Tallaj dhe Fatlum Nutaj që të tre me banim në Terlizzi
Bari, 30 Nëntor 2010 NOA Update 18:38:50– Tre shqiptarë humbën jetën tragjikisht për shkak të një aksidenti rrugor ku dy vdiqën menjëherë dhe i treti pasi u dërgua në spital.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në orën 06.30 në rrugën dytësore nr 112 në territorin e komunës Molfetta, provincë e Barit.
Korrespondentja e agjencisë NOA raporton se në spitalin e Molfetta gjenden edhe tre persona të tjerë të cilët mbetën të plagosur në aksidentin fatal.
Të vdekur në këtë tragjedi janë vëllezërit Luan dhe Hidajet Tallaj dhe Fatlum Nutaj që të tre me banim në Terlizzi.
Policia tha se ende nuk është e qartë mosha e të ndjerëve.
Viktimat ishin duke udhëtuar me një automjet tip Fiat Ducato ekur u përplasën me një motokarro në segmentin rrugor Molfetta-Terlizzi. Në aksident u përfshi dhe në mjet tjetër transporti bujqësor.