Vlorë, 30 nëntor, NOA – 200 kg hashash janë sekuestruar sot pas mesditës nga policia e Vlorës në kuadër të operacionit të koduar “Era e malit”.
Gjatë operacionit të policisë janë arrestuar edhe dy persona.
Policia e Vlorës përmes një deklarate bëri të ditur se hashashi u gjet i fshehur në shasinë e furgonit me targë VL 1449 D.
Policia theksoi se në këtë operacion ranë në pranga Bahri Gjika dhe Gëzim Kristo Papa.
Këta dy persona u kapën ndërsa po transportonin drogën nga Saranda në Vlorë.
mit/NOA