English

Ahmetaj: Rrija e çmimit të energjisë do të rrisë gjithë çmimet e produkteve në treg

Tiranë, 1 dhjetor, NOA – Deputeti i Partisë Socialiste Arben Ahmetaj deklaroi sot se qeveria duhet të marrë masa për të mos rritur çmimin e energjisë. Në një deklaratë për mediat, Ahmetaj theksoi se rritja e çmimit të energjisë do të sjellë rritjen e gjithë çmimeve të produkteve të tjera në treg.

“Rritja e çmimit të energjisë do të shtojë edhe më tej barrën e rëndë të varfërisë për qytetarët shqiptarë. Tregtarët dhe bizneset e kanë deklaruar tanimë se një tjetër rritje e çmimit të energjisë do të shkaktonte një efekt domino në treg duke rritur çmimet e të gjitha produkteve ushqimore”, tha Ahmetaj.

Ai u shpreh se rritja e çmimeve nxjerrë të pavlefshme dhe rritjen e pagave dhe pensioneve.

“50000 lekë në muaj do të paguajnë minimalisht familjet shqiptare për energjinë që prej 1 janarit 2011. 10000 lekë më shumë do të paguajnë çdo muaj për energjinë pensionistët të cilëve Saliu ua rriti pensionet me nga 6000 lekë të vjetra”, tha ai.

Ahmetaj theksoi se më shumë do të paguajnë çdo muaj arsimtarët, infermierët, dhe nënpunësit civilë.

Sipas tij “Saliu bën sikur u rrit rrogat, për tu marrë pastaj edhe më shumë para me rritjen e çmimit të energjisë apo me rritjen e çmimeve të tjera. Në një kohë që çmimet e energjisë në të gjithë rajonin janë duke rënë ndjeshëm Sali Berisha u faturon shqiptarëve një tjetër rritje çmimesh.”, tha ai.

Ai ka kërkuar që të kryeministri Sali Berisha tu tregojë shqiptarëve dhe arsyet se përse marrëveshja me kompaninë çeke ka parashikuar rritjen e çmimit të energjisë në çdo vit.

“Sali Berisha duhet të bëjë transparente arsyet përse kontrata e privatizimit të OSSH parashikonte rritje të çmimit të energjisë për vitin 2009, 2010 e madje për çdo vit deri në 2015. Sali Berisha duhet po ashtu të gjejë kurajën e tu thotë shqiptarëve se i ka mashtruar kur premtonte se sa të ishte ai në pushtet çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritej kurrë”, tha Ahmetaj.

a.k/NOA

KOMENTE