English

Berisha: Gjendja reale, e fatkeqësisë natyrore

Tiranë, 1 dhjetor, NOA – Shkarkimet e ujërave nga digat e hidrocentraleve në veri të vendit, aktualisht janë të mëdha dhe një fakt të tillë e ka pranuar edhe vetë kreu i qeverisë, Sali Berisha, gjatë një mbledhje të posaçme të saj, ku po bën me dije situatën kritike të krijuar si pasojë e përmbytjeve.

“Parashikimet e motit janë për një kohë të zgjatur me reshje, shoqëruar edhe me borë e viktima në njerëz në disa vende të Evropës”, tha ai, duke justifikuar në këtë mënyrë atë që po ndodh në veri të vendit.

Në kuadrin e kësaj, Berisha theksoi se qeveria do të ndërmarrë të gjitha masat për të rehabilituar të evakuarit dhe mirëmenaxhimin e gjithë situatës.

“Situata është në nivelet e emergjencës, - deklaroi kryeministri, - prandaj do vihen në dispozicion hotele dhe konvikte për të sistemuar të gjithë të evakuarit”.

Ai pranoi se jemi në gjendjen e një fatkeqësie natyrore dhe se për këtë, qeveria në bashkëpunim me pushtetin vendor, do të përpiqet të gjejë të gjitha rrugët për ta administruar sa më mirë atë ...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE