Tiranë, 1 dhjetor, NOA Update – “Edvin Rama, unë të shkarkoja direkt nga detyra se e konsideroj atë që ti bëre me 28 Nëntorin si një rrugaçëri shqiptare, kombëtare, një fyerje të rëndë që ti i bëre çdo shqiptari. Por nuk e bëj këtë se duke qenë kryetar i PS-së, kjo do të merrte një konotacion që nuk dëshiroj që ta marrë”.
Kështu deklaroi ndër të tjera kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, duke iu drejtuar direkt prej saj, kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, duke i shtuar se nuk “do të ketë më asnjë rast që të fyejë shqiptarët”.
“Dy vite rresht ofendoi me dekorin e kryeqytetit. Ti që sillesh si një bir i Enverit ndaj popullit”, iu drejtua më pas ai Ramës.
Duke shtuar se që sot e përgjithmonë, protokolli i ditës kombëtare, do të jetë tjetër, në mënyrë që kurrë herë tjetër “persona si Rama të mos fyejnë kombin me një qëndrim të tillë ekzemplarist, të papranueshëm”.
n.e/NOA