English

Dëshmitarit Nazim Bllaca i mbaron arresti shtëpiak

Prishtinë, 1 dhjetor, NOA – Një vit më parë, ai do të denonconte publikisht në Kosovë vrasjet që kishte bërë me urdhër të SHIK-ut dhe ndërsa do të futej në arrest shtëpiak, pas një viti ai do të jetë në gjendje të lirë, edhe pse i mbikqyrur gjithmonë nga policia.

Fjala është për Nazim Bllacën, i cili publikisht kishte deklaruar se si pjesëtar i ish-SHIK-ut, ka vrarë një person, ndërsa ka marrë pjesë edhe në 17 veprime të tjera kriminale, duke përfshirë vrasjet, plagosjet, rrahjet brutale, shantazhe etj.

Dhe ka qenë vjet në këtë periudhë, një panel prej tre gjykatësish, dy nga EULEX-i dhe një gjykatës vendor, të cilët kanë vendosur në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, për t'ia zgjatur arrestin shtëpiak Nazim Bllacës me një vit dy muaj të tjerë, me kërkesën e prokurorit të posaçëm.

Bllaca gjendet në arrest shtëpiak prej 1 dhjetorit 2009.

Ai akuzohet për vrasje, tentim vrasje dhe krim të organizuar dhe hetimet për këtë rast është duke i zhvilluar policia e EULEX-it, nën mbikqyrjen e Zyrës së Prokurorit të Posaçëm.

n.e/NOA

KOMENTE