English

Dimitris Blatsios është Drejtori i ri Ekzekutiv i AMC

Tiranë, 01 dhjetor 2010 NOA - COSMOTE bën të ditur caktimin e z. Dimitris Blatsios si Drejtor Ekzekutiv të AMC, që nga 6 dhjetori 2010.

Dimitris Blatsios vjen në AMC nga posti i Drejtorit Komercial të GLOBUL, kompanisë bijë të COSMOTE në Bullgari, që nga marsi 2009, dhe posti i Drejtorit të Përgjithshëm të GERMANOS Telecom në Rumani, që nga tetori 2006.

Më parë z. Blatsios ka drejtuar Divizionin Ndërkombëtar të Shitjeve me Pakicë të Grupit GERMANOS (Poloni, Bullgari, Rumani, Ukrainë, FYROM dhe Qipro).

Para se të bashkohej me Grupin GERMANOS, ai ka mbajtur pozicione drejtuese në disa kompani shumëkombëshe, si Henkel dhe Johnson & Johnson.

Presidenti dhe Drejtori Ekzekutiv i Grupit OTE, zoti Michael Tsamaz, falënderoi z. Stefanos Oktapodas, Drejtorin Ekzekutiv në largim të AMC, për kontributin e tij jetik në zhvillimin e AMC gjatë këtyre dhjetë viteve dhe i uroi suksese në përpjekjet e tij të ardhshme.

e.r/NOA

KOMENTE