English

Dita Botërore kundër AIDS, Shëndeti Publik: Në Shqipëri ka 406 të infektuar

Tiranë, 1 dhjetor, NOA – Dita e sotme njihet në të gjithë botën si Ditën Botërore kundër SIDA- s, e cila sensibilizon popullatat për mbrojtjen nga kjo sëmundje vdekjeprurëse, që ende nuk e ka një vaksinë apo ilaç që mund ta shmangte rrezikin e vdekjes.

Sipas të dhënave më të fundit të komunikuara nga Instituti i Shëndetit Publik, 406 persona aktualisht në Shqipëri rezultojnë të prekur me virusin HIV, të cilët më pas të shigjetuar për t’u prekur nga sëmundja e AIDS.

Specialistët e ISHP-së kanë vënë në dukje faktin se gjithsesi, vihet re një numër më i ulët i personave të infektuar me virusin HIV.

Kështu, ndërsa në vitin 2009 u raportuan 55 raste të reja në krahasim me 2008, gjatë këtij viti numërohen vetëm 41 raste të reja të diagnostifikuara me HIV.
Sa u përket raporteve femra-meshkuj, konstatohet se numri i meshkujve të infektuar me SIDA është më i madh i femrave.

Konkretisht, raportohen se janë 283 meshkuj të infektuar, ndërsa femra janë vetëm 123.

Sa i përket transmetimit të virusit, 81 % e rasteve e kanë marrë virusin nga rrugë heteroseksuale ndërsa 11% të rasteve nga rrugë homo-biseksuale.
n.e/NOA

KOMENTE