English

“Ditët e kulturës shqiptare” në Kumanovë, nis aktiviteti

Kumanovë, (Maqedoni) 1 dhjetor, NOA – Aktiviteti “Ditët e Kulturës Shqiptare” pritet të nis nesër në qytetin e Kumanovës në Maqedoni. Aktiviteti do të mbahet nga data 2 deri më 5 dhjetor 2010.

Në këtë manifestim të rëndësishëm kulturor do të shfaqen filma, koncerte, promovime e ekspozita. Prej disa vitesh ky manifestim i cili mbahet edhe në qytetet tjera, ka zënë vend të rëndësishëm në jetën kulturore të shqiptarëve të Maqedonisë.

Programi i Ditëve të Kulturës Shqiptare në Kumanovë

02.12.2010

- "Në Fokus", ekspozita personale e fotografisë – Greta Lami.

Në INQK "Trajko Prokopiev", Kumanovë, ora 19:30

03.12.2010

- "Kufomat e gjalla" (shfaqja teatrore) – INQK, Teatri Kumanovë, ora 19:00

04.12.2010

- "Maratona e fotografisë", fillimi në ora 10:00, prezantimi në ora 19:00.

Në kafe-galerinë "Caffe In", Kumanovë

05.12.2010

- "Takimi me poezinë" – recitime dhe debate - "Caffe In", Kumanovë, ora 16:00

- Rok-koncert i grupit "Opium" me këngëtarin Shpend Latif.

Platoja para INQK-së "Trajko Prokopiev", Kumanovë, ora 18:00

NOA/INA

KOMENTE