Kinë, 1 dhjetor NOA - Një fëmijë tre vjeçar është bllokuar në një lavatriçe dhe zjarrfikësve iu desh ta çmontonin atë për ta shpëtuar. Gjithçka ka ndodhur në Taiyuan, në veri të Kinës dhe video është shpërndarë nga televizioni shtetëror CCTV.
Chaofan, emri i fëmijës, ka qenë duke luajtur kuka-fshehti më mamanë e tij dhe për ti humbur së ëmës ai u fsheh në makinën larëse të rrobave. Nëna menjëherë lajmëroi zjarrfikësit, të cilët nuk arritën ta nxirrnin menjëherë vogëlushin dhe kjo pasi atyre iu desh ta çmontonin më parë atë duke treguar tepër kujdes. Operacioni zgjati një orë, ndërsa mamaja e tij e mbushur në lot përpiqej ta ngushëllonte atë.
r.b/NOA