Astana, 1 dhjetor, NOA – Fillon sot punimet në Astana të Kazakistanit Samiti i krerëve të shteteve dhe qeverive të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian.
Pjesë e tij do të jenë edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi, në krye të delegacionit zyrtar shqiptar, në përbërjen e të cilit është dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, u nis dje për në Kazakistan.
Bëhet me dije se ky Samit do të zhvillohet në datat 1-2 dhjetor në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, nën drejtimin e kryesisë kazake të OSBE-së.
Delegacionet e disa prej aktorëve kryesorë në OSBE: Franca, Gjermania, Italia, Norvegjia, Turqia, etj. do të përfaqësohen në këtë Samit në nivel Kreu Shteti dhe Qeverie.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të përfaqësohen nga Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, ndërsa delegacioni i Federatës Ruse do të kryesohet nga Presidenti Dimitri Medvedev.
Në Samit pritet që të jenë të pranishëm edhe presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompui dhe presidenti i Komisionit Evropian, Hose Barroso.
n.e/NOA