English

Kapet drogë në burg, shitej brenda ambienteve të Burgut 313

Tiranë, 1 dhjetor, NOA - Një 22-vjeçar i dënuar për “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje”, “Kundërshtim të punonjësit të policisë” si dhe të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” është kapur në flagrancë nga gardianët ditën e djeshme me një sasi të konsiderueshme droge, brenda ambienteve të Burgut 313 në Tiranë.

Selim Islam Ramës, 22 vejç, nga Yzberishti i Tiranës i është gjetur në trup një sasi prej 40 gramësh hashash.

Më pas punonjësit e policisë kanë nisur dhe kontrollin e qelisë së tij, ku kanë arritur të gjejnë dhe qeskat me të cilat ai do të bënte ndarjen e drogës dhe më pas shitjen e saj për të burgosurit e tjerë.

Për Ramën, veç dënimit që po vuan në Burgun 313, duket se do të shtohet edhe një dënim tjetër për “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

a.k/NOA

KOMENTE