Tiranë, 1 Dhjetor 2010 NOA – Qeveria shpalli sot vendim për ndyshimin e përgjegjësisë së administrimit të katit përdhe të ndërtesës së Spitalit Infektiv, Elbasan.
Kështu administrimi kalon nga Ministria e Shëndetësisë te Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për funksionimin e Fakultetit të Infermieristikës, të universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.
Vendimi i qeverisë erdhi me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe të ministrit të Arsimit dhe Shkencës.
Gjithsesi, ministrisë së Arsimit dhe Shkencës i ndalohet të ndryshojë destinacionin, ta tjetërsojë apo t’ua japë në përdorim të tretëve pronën e përcaktuar në këtë vendim.
Kurse ngarkohen Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.
e.r/NOA