Tiranë, 1 Dhjetor 2010 NOA - Abonentët Eagle me fat tashmë mund të përjetojnë një udhëtim falas në Evropë. Eagle Mobile ka zgjedhur një iniciativë të veçantë për të festuar me shqiptarët lëvizjen e lirë drejt Evropës.
Me “Destinacioni Evropë” abonentët Eagle vetëm nëpërmjet një SMS-je mund të kenë fatin të jenë fitues të dy biletave dhe akomodimit në një fundjavë në një nga vendet më të bukura të Evropës.
Në lojën promocionale “Destinacioni Evropë” nga data 1 deri më 31 Dhjetor, çdo ditë do të përzgjidhet një fitues që do të deklarohet drejtpërdrejt në TV Klan në orën 20:00.
Pra 31 çifte do të kenë mundësi të përjetojnë fundjava magjike në qytetet më të bukura evropiane.
Po çfarë përfshin ky udhëtim?! Çdo fitues do të ketë mundësinë të udhëtojë bashkë me një të afërm, mik apo shok në një fundjavë të Janarit 2011.
Në këtë udhëtim përfshihen biletat vajtje – ardhje, akomodimi në hotel për dy net me tre vakte të përfshira si dhe sigurimi i jetës. Abonentit i mbetet vetëm të zgjedhë personin që dëshiron ta shoqërojë, dhe Eagle Mobile do të mundësojë shpenzimet e këtij udhëtimi.
Shtetet ku mund të shkohet me “Destinacioni Evropë” janë Italia me 6 fitues, Spanja me 3 fitues, Holanda 3 fitues, Franca 3 fitues, Gjermania 3 fitues, Republika Çeke 2 fitues, Portugalia 3 fitues, Austria 3 fitues, Hungaria 3 fitues dhe Suedia 2 fitues.
Ndërkohë që udhëtimet do të bëhen gjatë fundjavave të muajit Janar 2011.
Për tu bërë pjesë e këtij udhëtimi çdo abonent duhet të dërgojë një SMS në 56000 me një tekst të lirë. Ata mund të dërgojnë deri në dy SMS në ditë, ku një SMS kushton 50 Lekë (pa TVSH), dhe sa më shumë SMS të dërgohen gjithsej aq më shumë rriten shanset që abonenti të jetë fitues. I njëjti numër shënohet në listë aq herë sa numri i mesazheve të dërguara.
Çdo ditë, në përzgjedhje do të marrin pjesë të gjithë numrat që dërgojnë SMS që nga momenti i parë i nisjes së fushatës.
Të përzgjedhurit duhet të paraqitet me pasaportë brenda 5 ditësh pune pas njoftimit nga kompania, pranë zyrave të Eagle Mobile për të bërë regjistrimin përkatës.
e.r/NOA
English Version