Tiranë, 1 Dhjetor 2010 NOA - Masat ajrore te ngrohta dhe te lagështa parashikohet të dominojnë nesër të gjithe rajonin dhe territorin shqiptar. Vranesira dhe shira do te kete ne te gjithe vendin.
Ne fakt shirat do te jene me intensitet te larta ne veri dhe veriperendim ndersa e gjithe pjesa tjeter do te kete shira te dobet.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Pjesa e dyte e dites do te vijoje me shira te konsiderueshem ne veri dhe qender ndersa e gjithe pjesa tjeter do te mbetet me vranesira dhe shira me intensitet te dobet, shira me intensitet mesatar do te kete ne zonat bregdetare.
Mbremja dhe nata do te shtojnë vranesirat dhe shirat ne te gjithe territorin shqiptar.
Temperaturat e ajrit do te pesojne nje rrtitje te lehte ne vlerat e mengjesit por mesdita do te sjelle 2 grade rritje te temperaturave ne te gjithe vendin.
Era do të fryjë mesatare ne toke dhe e forte ne det me shpejtesi 60 km/h dhe drejtim Perendimor kjo do te beje qe dallgezimi ne det te jete 5 balle.
Europa
Pjesa me e madhe e kontinentit Euopian do te karakterizohet nga vranesira dhe reshje te dobeta shiu e debore.
Problematike situata do te vijoje ne rajonin e Mesdheut dhe italine veriore ku shirat do te jene ne forme rrebeshi te shoqeruar me stuhi te forta ere dhe shkarkesa rrufesh.
Gjithashtu me vranesira dhe shira do te jene ishujt britanike dhe nje pjese e qendrës se kontinentit.
Ne Ballkanin Perendimor do te kete shira me intensitete te larta si edhe stuhi ere. Problematike ne keto zona do te jne shkarkesat me rrufe.
Perjashtim ben Europa verilindore dhe gadishulli skandinav ku dominues do te jete moti i kthjellet.
Ngjarje ekstreme në Europë:
Rajoni i Mesdheut alarmon rrebesh shiu dhe shkarkesa rrufesh;
Alpet do te mbetet me reshje debore dhe stuhi te forta ere;
Europa Qendrore rrezikohet nga reshje debore dhe stuhi ere.
e.r/NOA