English

PLL: Shteti laik, jo i barabartë me shtetin ateist

Tiranë, 1 dhjetor, NOA - Partia "Lëvizja e Legalitetit" përshëndet takimin e kryeministrit Berisha me kryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar Selim Muça dhe vlerëson rëndësinë e takimeve të tilla si mundësi të institucionet shtetërore për të ushtruar rolin e tyre në mbështetje të komuniteteve fetare dhe dëshmuar me vepra se shteti laik nuk është i barabartë me shtetin ateist.

“Ne mendojmë se ndërtimi i xhamisë në Tiranë, në pronën e Komunitetit Mysliman Shqiptar ose çdo pronë tjetër publike, është një e drejtë legjitime që fatkeqësisht besimtarëve myslimanë i është mohuar prej vitesh. Tani që ky problem në mënyrë institucionale u bë prezent edhe për kryeministrin e vendit, PLL pret që Berisha, të veprojë shpejt dhe të ndërmarrë hapa konkrete për materializimin e këtij projekti si dhe të shprehë të njëjtin pasion që ai ka për ndërtimin e ndërtesës së re të Parlamentit Shqiptar”, citon Artan Tujani, Sekretar i Përgjithshëm i legalistëve.

Duke shtuar se vetëm kështu, Selim Muça nuk do të ketë mundësinë që të thotë më vonë se ky ka qenë një premtim i dhënë. “Partia "Lëvizja e Legalitetit" mendon se ndërmjet shtetit dhe besimtarëve myslimanë ka edhe çështje të tjera që duhen zgjidhur. Rikthimi i pronave të Komunitetit Mysliman, lejimi i shamisë, krijimi i lehtësirave për besimtarët myslimanë që janë të punësuar në shtet për të falur xhumanë, rishikimi i teksteve shkollore, luftimi i paragjykimeve të ndryshme, etj, janë disa nga problemet të cilat duhen ngritur më me forcë nga ana e Komunitetit Mysliman”, përfundon deklarata e PLL-së.

n.e/NOA

KOMENTE