English

Samiti i OSBE në Kazakistan, Haxhinasto takon ministrin britanik Lidington

Astana, 1 dhjetor, NOA – Në kuadër të Samitit të krerëve të Shtetit dhe Qeverive të OSBE-së, që po mbahet në Astana të Kazakistanit , në 1-2 dhjetor, ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, u takua sot me Ministrin e Mbretërisë së Bashkuar për Evropën, David Lidington.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe shprehën gatishmërinë për t’i thelluar më tej ato në fushat me interes të ndërsjellë.

Ministri Lidington shprehu mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe vazhdimin e procesit të zgjerimit.

Ai vlerësoi gjithashtu edhe rolin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit.

mit/NOA
KOMENTE