English

Sarkozy, pas dy mandateve do ti dedikohet jetesës me bashkëshorten

Francë, 1 dhjetor NOA - Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, u ka bërë të ditur disa ligjvënëse të partisë së tij, UMP, qëllimin për të qëndruar në Elize dhe për dy mandate.

“Më pas – shtoi ai, duke folur në lidhje me gruan e tij italiane, Carla Bruni”, - duhet menduar për gjëra të tjera”. Është hera e parë që Sarkozi është shprehur kaq i hapur në lidhje me dëshirën e tij për një mandat të dytë në Elize, për zgjedhjet e 2012.
Sarkozi mori nga Elizeja tridhjetë deputetë dhe senatorë të partisë në pushtet, UMP. “Unë, siç e dini mjaft mirë, jam për dy mandate dhe jo më shumë. Më pas do di dedikohem vetëm jetës sime të ëmbël”, - tha ai, duke vënë në dukje planet që ka me bashkëshorten e tij Carla Bruni.
Sipas amendamentit kushtetues të 2008, të urdhëruar nga vetë Sarkozy, numri i mandateve të njëpasnjëshme presidencial është kufizuar në dy.

r.b/NOA

KOMENTE