Milano, 1 dhjetor NOA - Nuk e ndjen aspak konkurrencën e Xavi apo të Iniestas. Topi i Artë është diçka e tija. Për këtë fakt është i bindur mesfushori holandez i Interit, Wesley Sneijder.
“Kam një mundësi shumë të madhe - deklaroi ai - dhe unë jam i kandidati kryesor. Kam kaluar një sezon të mrekullueshëm me skuadrën e Interit dhe nuk më mbetet gjë tjetër veçse të pres. Sigurisht që më i miri do të fitojë”.
Ajo çka nuk është përmendur nga vetë lojtari është se ai ka arritur të fitojë të treja kompeticionet e mundshme për klube dhe tashmë i mbetet vetëm World Club, vitrina e fundit e rëndësishme.
r.b/NOA