Uashington, 1 dhjetor, NOA - Themeluesi i faqes “Wikileaks”, Julian Assange, rezulton si një nga personat më të kërkuar nga Interpoli.
Kjo pasi Suedia e ka vendosur atë në listën e njerëzve më të kërkuar, nën akuzat për përdhunim.
Ky vend, ka lëshuar ndaj tij një urdhër arresti, duke e përfshirë në kuadrin e një hetimi për përdhunim.
Një gjë e tillë, e bën edhe më të vështirë për Asangin që të udhëtojë nëpër vende të ndryshme.
n.e/NOA