Tiranë, 1 dhjetor, NOA – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Një mjek është qëlluar pak minuat më parë me grushte dhe është rrahur barbarisht.
Mendohet se kanë qenë i afërmi i një pacienti që është operuar, i cili ka qëlluar mjekun, Ervin Prifti.Pacienti ka gjetur vdekjen pas operacionit dhe për këtë gjë të afërmit kanë akuzuar mjekun.
Operacioni është bërë një ditë më parë dhe sipas kolegëve të Priftit, bëhej fjalë për një ndërhyrje shumë të vështirë në zemër. Pas operacionit pacienti nuk ja ka dalë mbanë.
Incidenti ka ndodhur kur djali i viktimës ka takuar mjekun në një dhomë të spitalit Nënë Tereza. Pas debateve djali i viktimës e ka qëlluar me grushte në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime mjekut. Ka qenë ndërhyrja e mjekëve të tjerë dhe e policisë që ka shmangur rëndimin e situatës.
Aktualisht mjeku Ervin Prifti dhe personi që e sulmoi atë janë në komisariatin e policisë duke dhënë sqarimet incidentin.
a.k/NOA