English

Vetëvendosje nis fushatën në Mitrovicë, “çështja e bashkimit nis prej këtu”

Mitrovicë, 1 dhjetor NOA – Ka zgjedhur një vend simbolik lëvizja Vetëvendosje për të hapur fushatën elektorale. Mbi 5000 qytetarë kanë qenë të pranishëm në mitingun e organizuar në Mitrovicë.

Drejtuesit e lëvizjes Vetëvendosje deklaruan se “çështja e bashkimit tashmë duhet të fillojë nga Mitrovica”.

Vetëvendosje është një prej forcave politike më të reja që kandidon në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.

Ajo njihet për një qëndrim të ashpër ndaj politikanëve vendas në Kosovës dhe për një shkëputje nga ndikimi i kancelarive të huaja.

a.k/NOA

KOMENTE