English

Vijnë surpriza nga ALBtelecom: Festoni dhe përfitoni dhurata përtej limiteve

Tiranë, 1 Dhjetor 2010 NOA/ R.Bulku - Abonentët e ALBtelecom edhe këto festa do të kenë surpriza dhe dhurata pafund. Kompania numër një e shërbimit të telefonisë fikse dhe internetit në Shqipëri, përmes ofertës “Dhuratë përtej limiteve”, për të gjithë përdoruesit e internetit mundëson përfitime dhe çmime të leverdishme.

Duke filluar nga dita e sotme, 1 Dhjetor 2010, përmes ofertës së re abonentët e rinj të shërbimi të internetit me ADSL do të kenë mundësi të zgjedhin paketën që u nevojitet si dhe të përfitojnë dhuratën e ofruar nga ALBtelecom.

Abonentët e rinj që zgjedhin paketën 2 Mbps, me Limit 4 Gbyte do të përfitojnë nga mundësia për të përfituar falas modemin, tarifën e instalimit dhe një muaj abonim të shërbimit të internetit. Abonentët e kësaj pakete do të paguajnë vetëm 1,999 Lekë në muaj.

Ndërkohë duke u abonuar në paketën 2 Mbps pa Limit dhe duke paguar vetëm 2,999 Lekë në muaj, abonentët e rinj do të mund të përfitojnë modemin, instalimin dhe një muaj internet falas.

Gjithashtu për vetëm 3,999 Lekë në muaj kushdo do të ketë mundësi të përfitojnë paketën 4 Mbps pa limit dhe të marrë dhuratë modemin, tarifën e instalimit dhe një muaj internet falas.

Për abonentët e rinj të paketës ekonomike 2 Mbps, me Limit 1Gbyte ALbtelecom do të ofrojë modemin dhe tarifën e instalimit falas. Abonentët që zgjedhin të jenë pjesë e kësaj pakete përveç dhuratave të ofruara nga ALBtelecom do të paguajnë 999 Lekë në muaj.

ALBtelecom ka menduar edhe për abonentët e rinj të telefonisë fikse.

Në prag të festave, për abonentët e rinj që i bashkohen familjes së madhe ALBtelecom, nëse vendosin të marrin të dy shërbimet, një telefon fiks dhe shërbimin e internetit me ADSL, kompania do të ofrojë tarifën e instalimit të telefonisë fikse falas si dhe u krijon mundësinë të marrin shërbimin e njërës prej paketave të mësipërme sëbashku me paketën e dhuratave.

Të gjitha çmimet e mësipërme nuk përfshijnë TVSH.

Për çdo për shërbimin e internetit abonentët mund të telefonojnë në numrin 133 nga numri fiks ALBtelecom ose 04 22 00 133 nga numrat e tjerë fiks dhe mobile.

Ndërsa për shërbimin e telefonisë fikse, abonentët mund të telefonojnë në numrin 123 nga numri fiks ALBtelecom ose 04 22 00 123 nga numrat e tjerë.

Gjithashtu për informacion më të detajuar rreth këtij shërbimi dhe shërbimeve të tjera të kompanisë, Ju mund të vizitoni web-in duke klikuar në spotin publicitar që ndodhet pranë këtij lajmi.

KOMENTE