English

Zgjedhjet në Kosovë, AAK “zgjedh” Haradinajn si kryeministër

Prishtinë, 1 dhjetor - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës hapi fushatën parazgjedhore në orën 00:01 të së mërkurës. Supriza e kësaj fushate është se AAK-ja ka deklaruar se kryetari i saj Ramush Haradinaj do të jetë kandidat për kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

Blerim Shala, nënkryetar i parë i AAK-së, tha se votuesit kosovarë do t’i ndëshkojnë ata që sipas tij, për tri vjet qeverisje i sollën vetëm dëm Kosovës. Ai u ka dhënë fjalën qytetarëve që pas dy vjetësh ata do të mund të udhëtoni pa viza në Evropë, ndërkohë ka premtuar edhe zhdukje të korrupsionit nga qeveria.

Në emër të partisë, Shala nominoi për kryeministër Ramush Haradinaj. Ukë Rugova, i dyti në listën e AAK-së, tha se kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj do të kthehet në Kosovë.

A përmendi bashkëpunimin që presidenti i ndjerë ka pas me kryeministri Ramush Haradinaj dhe sipas tij bashkëpunimi mes AAK-së dhe LDK-së, po vazhdon me një ofrim të tij dhe partisë së Haradinaj.

Të pranishëm në hapje të fushatës, pos anëtarëve dhe simpatizantëve të shumtë të AAK-së, në cilësinë e mysafirëve të ftuar morën pjesë edhe Princi Leka II dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni Menduh Thaçi.

NOA

KOMENTE