English

Zihet me një grua, 23-vjeçari e plagos me pistoletë

Tiranë, 1 dhjetor, NOA – Forcat e policisë së Tiranës dje në mbrëmje kanë arrestuar në flagrancë 23-vjeçarin Bledian Basha, banues në Institutin Bujqësor.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, shkak për këtë është bërë sherri që ai ka zhvilluar me një grua, të cilës për pak sa nuk i ka marrë jetën me një pistoletë.

Konkretisht, mësohet se në godinën nr. 8, të Institutit Bujqësor, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me pistoletë, 43-vjeçaren Zemrie Pasha, banuese në këtë godinë.

Ajo u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak të Tiranës dhe aktualisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale iu gjet dhe iu sekuestrua një pistoletë, dy fishekë luftarakë si dhe një armë e ftohtë, thikë.

Materialet hetimore të përpiluara në ngrakim të tij, iu kaluan prokurorisë së Tiranës, për konsumim të veprës penale të “Plagosjes së rëndë nga pakujdesia”, si dhe të “Armëmbajtjes pa leje”, parashikuar nga neni 91 dhe 278/2 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE