Tiranë, 2 Dhjetor 2010 NOA - E Ngarkuara me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës jep një pritje me rastin e daljes së Raportit Ndërkombëtar mbi Lirinë e Fesë.
Të pranishëm ishin përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bektashinjve, Kishës Ortodokse, Kishës Katolike, dhe Kishës Protestante. Raporti është pritur pozitivisht nga qeveria shqiptare.
Duke theksuar rolin e hershëm të Shqipërisë si një model i tolerancës fetare, e Ngarkuara me Punë Deborah Jones, mirëpriti të ftuarit në pritjen e posaçme.
E ngarkuara me Punë vlerësoi njohjen më të fundit nga ana e raportit të kësaj historie të mrekullueshme në një pritje ku morën pjesë përfaqësues të qeverisë, deputetë, organizata të shoqërisë civile, dhe përfaqësues të komuniteteve të ndryshëm fetare.
e.r/NOA