English

Berisha: Shumë shpejt do të pres Tadiçin në Tiranë, jam kundër ndarjes së Kosovës

Zvicër, 2 dhjetor, NOA - Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në një intervistë dhënë gazetës zvicerane “'Tages-Anzeiger”, ka deklaruar se Shqipëria është kategorikisht kundër ndarjes së Kosovës dhe ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Me pavarësinë e Kosovës çështja e kufijve në Ballkan është mbyllur përfundimisht. Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen në kuadër të vlerave të përbashkëta të Bashkimit Evropian ka thënë kryeministri Sali Berisha.

Ai ka thënë se për shumë kohë edhe vetë kishte menduar për idenë e bashkimit të trojeve shqiptare në Ballkan.

Sot, thotë kryeministri Berisha në gazetën “Tages Anzeiger”, duhet bashkëpunuar ngushtë me fqinjët në mënyrë që kufijtë të humbin kuptimin e tyre.

I pyetur për marrëdhëniet me Serbinë, ai ka thënë se shpreh vullnetin e qeverisë së tij për përmirësimin e raporteve me këtë vend me të cilin historikisht ka pasur marrëdhënie të ngarkuara.

“Së shpejti në Tiranë do ta pres në takim presidentin e Serbisë Boris Tadiç dhe kjo do të jetë vizita e par një zyrtari të lartë të Serbisë në Tiranë. Kush mendon se me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë do të zgjidhej çështja shqiptare në Ballkan, ai gabohet ose ka qëllim të nisë konfliktin. Një gjë ka thënë kryeministri Berisha në gazetën zvicerane “Tages–Anzeiger” të Zvicrës.

“Vizatimi i kufijve të rinj do të na largonte nga Evropa duke varrosur ambicien tonë 20 vjeçare për integrim në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Berisha.

NOA/RTK

KOMENTE